Shehu “i kthehet keq” Manastirliut: Çështja e PPP-ve po mbulohet me “arnën” e kontratës për sterilizimin…

0
90

Ish- ministri i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së sotme të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se kontrata e sterilizimit është amenduar.

Shehu thotë se amendimi i kontratës është një ‘arne’ për të mbuluar PPP-në por PPP-të në Shëndetësi vijojnë dhe po përgatitet edhe ajo e radhës në fshehtësi, në imazheri dhe në shërbimin e urgjencës.

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Ministria sot kerkon te mbuloje ceshtjen e PPP-ve me vetem «arnen» e kontrates per sterilizimin.

PPP-te e Rilindjes ne shendetesi, te gjitha se bashku jane ndertuar mbi filozofi abuzive e demtuese per sistemin dhe unitetin funksional te institucioneve perkatese.

Jane ndertuar mbi bazen e nje centralizmi te thelle duke u pasqyruar kjo dhe ne menyren qendrore te vendimarjes.

Kane krijuar qellimisht keshtu monopole kombetare private deformueses te tregut, te financuara nga buxheti i shtetit, bllokuese keto per konkurencen qe eshte ne baze te permiresimit te cilesise, uljes se kostos etj e rrezikuar kolaps te sistemit perkates ne rang vendi, me mos funksionimin e secilit prej tyre.

Kostot e ketyre PPP jane me te larta se sa do te ishin ne nje vend normal me treg te lire e nivel decentralizimi, pra me vendimarje institucionale adeguate.

Megjithese i pari prej tyre ai Check up, qe ndonese ka gelltitur dhjetra miliona E ne keto vite nuk ka prodhuar asnje demostrim shkencor a klinik te rentabilitetit te shpenzimeve, vazhdohet me te tjere PPP, pa bere as dhe nje analize trasparente.

Dhe te mendosh se dikush perseri ne fshehtesi po pregatit letrat per PPP e imazherise a dickaje tjeter, qofte dhe sherbimit urgjences…

Prandaj dhe analiza per PPP duhet bere duke filluar nga themeli i perbashket abuziv qe Rilindja i ka ngritur, per te shkuar me tej te analizat e seciles nga ato per vecorite.

Try
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here