‘Reforma zgjedhore’/ Ish-deputetja e thotë troç: Pati tendenca për të përçarë opozitën, Maxhoranca po na fut në qorrsokak

0
71

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka në studion e “FaxNews” komentoi uljen e opozitës në tryezën e reformës zgjedhore.

Caka deklaroi se pati tendenca për ta përçarë opozitën dhe për të ftuar vetëm një palë në diskutime, por theksoi se diçka e tillë thjesht e forcoi dhe më shumë opozitën.

“Është përpjekja maksimale që bën opozita e bashkuar për të përmbushur një nga kushtet e Bundestagut gjerman. Kemi parë tendenca për të lënë opozitën jashtë edhe për ta përçarë duke ftuar vetëm një parti dhe duke lënë jashtë një tjetër, por këto janë skema që nuk funksionojnë dhe e bëjnë opozitën edhe më të fortë dhe edhe më të qëndrueshme në këtë proces. Kemi ecur në hapa shumë më të shpejtë saç ka ecur Komisioni i Reformës Zgjedhore”, tha Silva Caka.

Ajo shtoi se opozita mori vendimin për të bërë marrëveshjen pasi u ndërgjegjësua për plotësimin e një prej kushteve themelore për hapjen e negociatave.

“Nuk ishte një marrëveshje që kishte kohë që zhvillohej, por ishte një moment që u reflektua dhe u kërkua të bëhej kjo gjë për t’i paraprirë fazës së çeljes së negociatave. Është detyrim i të gjithëve. Le të themi që është një ndërgjegjësim në masë nga ana e opozitës së bashkuar që për këtë çështje duhet të uleshim dhe të flisnim”, u shpreh ish-deputetja e LSI.

E pyetur për fjalët se Edi Rama dhe Lulzim Basha po nënshkruajnë marrëveshjen e radhës pas 17 majit, ajo i quajti këto deklarata shashka për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta.

“Kjo lloj retorike nuk i shërben askujt. Opozita nuk është në Parlament sepse ai Parlament për ne nuk është legjitim. Kujtoj edhe veprimin e fundit që kanë kryer që votimi i ILD edhe pse shkelet një nga kushtet themelore ai i mosmbajtjes së një posti si funksionar politik. Kjo është të dalësh nga rruga e institucioneve dhe nga rruga që të dikton Kushtetuta.

Se kush është jashtë rrugës kam përshtypjen nuk është opozita, por mazhoranca që po na fut në një qorrsokak. Është krijuar një rreth vicioz dhe nepotizmi me njerëzit më të lartë të dretësisë dhe efektet po ndihen. Kemi vrasje mafioze dhe lirime të anëtarëve të bandave më të rrezikshme që po dalin si kërpudhat pas shiut. Gjithë kjo kapje e sistemit të drejtësisë po bëhet për mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Nuk dua që t’i kthehemi bisedave për marrëveshjen e 2017, ne e kemi treguar tashmë që nuk ka më vend që të diskutohen këto çështje për aq kohë sa gjithçka po bëhet transparente. Këto janë shashka që hidhen nga njerëz për të manipuluar njerëzit dhe për të zhvendosur vëmendjen nga gjëja thelbësore”, tha Silva Caka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here