KE “sërish shuplakë” Ramës: Qeveria shqiptare të rishikojë paketën anti-shpifje…

0
110

Qeveria shqiptare duhet të rishikojë të ashtuquajturën “Paketa anti-shpifje” duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Këshillit të Europës. Ky është reagimi i Komisionit Europian ndaj pyetjes së drejtuar nga “ABC News” mbi shqetësimet që ngre kjo paketë dhe rrëzimin e saj nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ekzekutivi Europian konsideron se kthimi mbrapsht i “paketës anti-shpifje” nga presidenti i Republikës në Kuvendin e Shqipërisë përbën një rast për qeverinë shqiptare për të pranuar rekomandimet e Këshillit të Europës.

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, u shpreh zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Lidhur me pyetjen specifike, nëse Komisioni Europian mbështet shprehimisht vetërregullimin në sektorin e medias, ky institucion është përgjigjur qartë, duke renditur edhe disa nga rekomandimet kryesore të Këshillit të Europës: “Absolutisht që ne e mbështesim këtë. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Europës jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim qëllimin për ta kufizuar qëllimin e rregullimit vetëm për serviset e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë sëë mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjita rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant”, u shpreh ajo.

Liria e shprehjes dhe e mediave janë parakusht i Bashkimit Europian për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here