Standard.al

Historia e panjohur, si u rrezikua Ismail Kadare nga Banda e Lushnjes

0

Emisioni “Top Story”

Disa prej drejtuesve kryesorë te policise ishin larguar nga strukturat . Një prej tyre ishte edhe ish-drejtori i Policisë Kriminale Xhavit Shala, njeriu që kishte drejtuar operacionin e vitit 1999 kundër bandës. “Ajo që ndodhi pas ikjes sime është që këta njerëz që ishin angazhuar e kishin bërë punë të lavdërueshme, dikush dhe ishte dekoruar u hoqën menjëherë”, tregon Spartak Poçi, Ish – Ministër i Rendit.

Në 5 Mars të vitit 2005 një sasi tritoli shpërthen në pallatin ku Shala banonte në zonën e “Don Boskos”. Në atë ngjarje mbeti i vdekur Enver Rabija, anëtar i bandës së Lushnjes. Duket se diçka shkoi keq dhe tritoli shpërtheu para kohe, në duart e atentatorit. Karta e telefonit që kishte aktivizuar tritolin kishte dy numra të regjistruar, një në Rumani dhe një në Turqi.

Në Gusht të vitit 2005, Shalës i vendosin tritol në makinë. Ishte data 13, kur Xhaviti merr mjetin tip benz që e parkonte përballë pallatit. Ai kishte destinacion Elbasanin, ku ndodheshin bashkëshortja dhe fëmijët. Te Shkëmbi i Kavajës, Shala bën një ndalesë dhe konsumon një kafe me ish-ministrin Spartak Poçi.

“Edhe atje kemi qenë atë ditë, e mora vesh disa minuta më vonë ngjarjen që ndodhi”, tregon Spartak Poçi, Ish – Ministër i Rendit

Ish-drejtori i Policisë bën një tjetër ndalesë në zonë ku takohet me disa kushërinj nga Kosova. Ai merr një telefonatë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare i cili e fton për një kafe në banesën e tij te Mali i Robit. Më pas, ai i drejtohet banesës ku qëndronte shkrimtari Kadare.

Shumë pranë tyre ishte edhe mjeti me lëndën plasëse që nuk aktivizohet. Këto detaje që flasin për rrezikun që iu kanos shkrimtarit të madh shqiptar dalin në dritë për herë të parë në këtë dokumentar. Duket se qëllimi i atentatorëve ishte një hakmarrje e egër. Ata e dinin se Shala po shkonte te familja e tij.

Komisari ndalon në një servis në Elbasan pasi mjeti kishte një defekt. Punëtori i servisit, një djalë vetëm 17-vjeçar, nxjerr pakon e mbështjellë me natriban ku ishte lidhur një celular. Në atë moment, me instiktin e një polici Shala merr pakon dhe e hedh diku larg me shpejtësi. Aty mbërrijnë forcat xheniere që çaktivizojnë tritolin.

Top-Channel

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.