Standard.al

Emisioni investigativ “nxjerr zbuluar” Bashkinë Tiranë: Këto shkelje cënuan sigurinë e bukës së fëmijëve në kopshte dhe çerdhe!!!

0

Denoncohen shkeljet në tenderin e zhvilluar nga Bashkia Tiranë, me objekt blerje ushqimesh për vitin 2020 për fëmijët e kopshteve dhe çerdheve të kryeqytetit.

Në kriteret e vendosura nga vetë autoriteti kontraktor, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, kërkohej që analizat e bukës nga ana e subjekteve që do të merrnin pjesë në këtë tender, të realizoheshin në laborator të akreditur për këtë qëllim.

Në dokumentet standarte të tenderit tek kriteret e veçanta të kualifikimit thuhet:

Laboratori në të cilin janë kryer analizat fiziko – kimike për bukë thekre dhe integrale për fëmijët e koshteve të Tiranës, nuk është i akredituar sipas fushave të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit për kryerjen e analizave fiziko-kimike të produkteve ushqimore dhe më konkretisht për objektin e prokurimit në fjalë “bukë thekre dhe integrale”.

Pikërisht këtë kriter që lidhej drejtpërdrejtë me sigurinë e bukës që do të hanin për një vit fëmijët në kopshte e çerdhe në Tiranë, komisioni i vlerësimit të ofertave e ka shkelur, duke kualifikuar të parin në renditjen e fituesve, operatorin i cili duhej skualifikuar.

Ky operator kishte dorëzuar në dokumentat e tenderit analizat e kryera në një laborator të paakredituar për këtë qëllim.

Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm 2 operator ekonomik. Pas shpalljes së renditjes së ofertave, operatori i vlerësuar i dyti në këtë garë, ka bërë fillimisht ankesë në lidhje me këtë shkelje pranë drejtorisë së kopshteve dhe çerdheve, por kjo ankesë nuk është marrë parasysh.

Sipas dokumentave zyrtare të publikuara në BOOM, menjëhërë pas kësaj subjekti Kadra sh.pk ka bërë ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik në APP, cili në vendimin numër 801/2019 ka argumentuar shkeljen duke urdhëruar skualifikimin e operatorit e të shpallur fitues nga ana e Bashkisë Tiranë .

KPK argumenton:

Në rastin konkret, Komisioni gjykon se operatori ekonomik “Dajti Park 2007” sh.p.k., nuk kishte paraqitur dëshmi të rezultateve të testimeve zyrtare të lëshuara nga institucione të autorizuara dhe të akredituara të kontrollit ose referencës, që vërtetojnë pajtueshmërinë e produkteve me specifikimet teknike, e për pasojë ndodhemi në kushtet e mospërmbushjes të kriterit të vendosur nga autoriteti kontraktor në pikën 2.3.10, të shtojcës 9 (Loti III), “Kapaciteti teknik”, në dokumentat standarte të tenderit të procedurës së prokurimit objekt ankimi.

Por sa e sigurtë do të ishte buka e fëmijëve të kopshteve të Tiranës , e analizuar në një laborator të paakredituar për realizimin e analizave të kërkuara nga vetë autoriteti kontraktor, nëse operatori ekonomik që fillimisht u cënua nga humbja e këtij tenderi nuk do të ishte ankuar???/ RTV Ora

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.