Zëri i Amerikës: Koncensioni i sterilizimit, veprimet e para nga SPAK

0
119

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme antikorrupsion, nisi sot marrjen në pyetje të një grupi personash lidhur me koncensionin e sterlizimit të pajisjeve kirurgjikale, pas denoncimit të bërë nga “Nisma Thurje” e cila depozitoi një kallzim pak javë më parë

I pari që u mor sot në pyetje ishte mjeku Artan Koni, i cili, pak javë më parë ishte pjesë e “Nismës Thurje” kur u depozitua kallzimi penal, me argumentin se koncensioni linte hapësira të forta për të dyshuar për një çështje korruptive ku janë përfshirë sipas “Nismës Thurje” shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë, mes tyre dhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

Mjeku Koni ka deklaruar publikisht se sipas tij koncensioni ka përfshirë kosto shumë të larta që do të mund të përballoheshin nga vetë strukturat shtetërore disa herë më lirë.

Koncensioni ju dha në vitin 2015, një konsorciumi, ku pjesën më të madhe e kishte një kompani e vogël e një emigranti shqiptar në Itali, Ilir Rrapaj, për të cilin pati në atë kohë njoftime se, përpara se të bëhej fitues i koncensionit, kishte patur kontakte të vazhdueshme me ministrin e kohës, Beqja.

Në vitin 2017, Prokuroria e Tiranës i mbylli hetimet për këtë çështje duke deklaruar se nuk kishte gjetur element të veprës penale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here