Pasojat e vullkanit në Filipine/ Fshatrat mbulohen nga hiri… (FOTO)

0
118

Autoritetet në Filipine kanë njoftuar sot se nuk do t’i lejojnë më banorët të kthehen në ishullin ku gjendet vullkani aktiv Taal, duke i paralajmëruar se jeta atje për ata do të ishte e ngjashme me “momentin kur dikush ua drejton revolen”.

Vullkani Taal ka filluar të qetësohet duke nxjerrë sasi të vogla avulli dhe hiri pas shpërthimit të 12 janarit, ku hiri arriti në veri të vendit, deri në kryeqytetin Manila rreth 65 kilometra larg ishullit.

Megjithatë vullkani është ende aktiv, për këtë disa banorë po vazhdojnë të jetojnë në kampe, sa kohë që na autoritetet nuk është dhënë një zgjidhje përfundimtare për fatin e tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme, Eduardo Ano ka thënë se zyrtarët e provincën Batangas ku gjendet vullkani, duhet të fillojnë të kërkojnë vende të sigurta për 6 mijë familje që kanë jetuar dhe punuar në katër fshatrat përreth vullkanit.

Siç raportojnë mediat lokale, vendi i ri ku do të jetojnë duhet të jetë të paktën 17 kilometra larg vullanit me qëllim që njerëzit të jenë të sigurtë. Ndërkaq këtë ishull autoritetet e vendit e kishin shpallur park kombëtar pak kohë më parë, duke ua kufizuar qëndrimin e përhershëm banorëve që së fundmi ishin vendosur aty.

Edhe pse agjensia qeveritare e kishte shpallur të rrezikshëm qendrimin pranë këtij ishulli, disa banorë nuk kishin pranuar që të shpërnguleshin.

Edhe pse është njëri nga vullkanet më të vegjël në botë, Taal është i dyti më aktivi nga 24 vullkanet në Filipine.

Pamje të publikuara më poshtë tregojnë fuqinë e shpërthimit të vullkanit, ku gjithçka në këtë vend është mbuluar nga hiri, dhe duke e bërë të pajetueshëm për qytetarët.

   

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here