Irani reagon ashpër për dëbimin e diplomatëve: Shqipëria ka bërë disa gabime, duhet të kthehet në rrugën e duhur

0
141

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria, ka ardhur reagimi i ashpër nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit

Abbas Mousavi  thotë se Shqipëria ka bërë disa gabime por duhet të kthehet në rrugën e duhur, pasi rruga aktuale nuk është konstruktive.

‘’Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në #Albania duke dëbuar diplomatët iranianë: Shqipëria ka bërë disa gabime dhe ne ndiejmë se ngjarjet në rajonintonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë …

Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive.’’- thotë zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme të Iranit.

Javën e kaluar Shqipëria dëboi dy diplomatët iranianë nga vendi, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. Zëri Amerikës tha se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.

Gghhh
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here