Gjen 43 mijë dollarë në shtratin e sapo blerë, 63-vjeçari habit me veprimin

0
109

Veprimi i një të moshuari nga Michigani i SHBA-së është “duartrokitur” nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Ai ka blerë një shtrat të përdorur dhe ka gjetur nën të plot 43.000 mijë euro, por pasi evidentoi paratë i moshuari ka shkuar përsëri tek pronari i saj i mëparshëm duke i rikthyer çdo qindarkë.

63 vjeçari, Howard Kirby e bleu shtratin për vetëm 70 dollarë. Ai së bashku me bashkëshorten e tij ishin në kërkim të një shtrati për të kompletuar shtëpinë e tyre të re dhe pas disa javësh kërkimesh ato më në fund e gjetën produktin që iu duhej!

Në momentin e parë që e vendosën shtratin në dhomën e tyre ato hoqën kapakun e jastëkut, por u çuditën së tepërmi ku mësuan se në brendësi të saj gjendej shuma e 43.000 mijë dollarëve. Kirby pas kësaj foli menjëherë me një avokat për ta udhëzuar se si të vepronte. Avokati i kishte thënë të moshuarit se nuk kishte asnjë të drejtë ligjore për ta kthyer shtratin, por plaku hezitoi ta kryente një veprim të tillë duke u shprehur se do të ndihej më mirë shpirtërisht nëse do t’i kthente paratë tek pronari i tyre.

Kirby i ktheu paratë në vendin që bleu shtatin, duke marrë premtimin nga ana e tyre që paratë e gjetura do të dorëzoheshin atij që i takonte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here