Standard.al

Ylli Baka zbulon momentin më të sikletshëm gjatë një dasme: Kur më pa djali i dasmës ….

0

 

I ftuar në emisionin “ThumbON” në RTV Ora, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Ylli Baka. Gjatë emisionit ai ka treguar një moment shumë të sikletshëm që ka përjetuar në një dasmë.

Në 2006 kam pasur një operacion, një defekt tek këmbët. Kisha dhënë fjalën që do shkoja në gusht në një event por nuk e dija që në shtator do operohesha. Ishte dasëm, në Gjirokastër. Mos më gënje më tha se do vish në dasëm. Unë isha me paterica. U them dy shokëve të mi, të ikim. Mirë kur të ikim tha do shtrihesh po për të kënduar si do ja bësh. Unë shkova që në 8 në dasëm. U vendosa tek tavolina, rregullova këmbën me paterica, vura mbulesën që mos ta kuptontë njeri dhe nuk rrija dot. I kisha të dyja këmbët të dëmtuara nuk është se kisha një. Kam kënduar rreth 4 orë. Por në orën 2 të natës plasa doja të shkoja në tualet. Aty më pa dhe më tha mos, më fal, djali i dasmës. E bëra për fjalën e dhënë jo për lekët, por ishte një siklet shumë i madh.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.