VIDEO/ Veprimi i çuditshëm tenistit bëhet viral në rrjet, ja arsyeja

0
147

Edicioni i këtij viti në Australian Open është i përfshirë nga shumë turbullnaja, kjo për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Por pavarësisht kësaj, lojtarët e Grand Slamit të parë të këtij viti po përpiqen të garojnë në kushte vërtetë sfiduese.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve këtë fundjavë ishte një reagim i çuditshëm i tenistit, Elliot Benchetrit. I përfshirë ndoshta nga emocionet, numri 229 në renditjen botërore kërkoi ndihmë për të qëruar një banane.

Kjo u kap nga kamerat që po transmetonin duelin e tij përballë Dmitry Popko, duke i kërkuar ndihmë mbledhëses së topave për të hequr lëkurën e frutit.

Video u bë virale brenda pak kohe, me komentues të shumtë që nisën të shigjetonin me kritika veprimin e Benchetrit, që pavarësisht kësaj e gjeti forcën për të dalë triumfator nga ky duel.

https://www.facebook.com/tennisportalen/videos/841640296285276/?t=27

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here