“Shoqëri e thinjur”, sociologu Tushi e thotë troç: Humbja e shpresës, si pasojë e sjelljes politike në Shqipëri

0
94

Sipas Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2059 në Shqipëri popullsia do të zbresë në 2 milion e katërqind mijë banorë. Ndërsa deri në 2100-ën sipas organizatave në vendin tonë do të jenë vetëm 1 milionë e 88 mijë banorë.

Gëzim Tushi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora sqaroi se dy janë faktorët e rënies së popullsisë, ulja e lindshmërisë dhe zgjerimi i emigracionit.

Gëzim TushiKy projeksion është një lajm i keq dhe duhet vlerësuar nëpërmjet një procesi të një diagnostikimi të thellë të shkaqeve pse është kjo situatë që ka të bëjë me rrudhjen e popullsisë, plakjen e popullsisë, me rënien e lindshmërisë, me kalimin nga një shoqëri vitale në një shoqëri me flokë të thinjur. Unë besoj se nëse do ti përmbahemi një analize korrekte do të thosha që janë dy arsye kryesore që ndikojnë në këtë dukuri komplekse. E para rënia e dukshme e lindshmërisë në shoqërinë shqiptare dhe e dyta zgjerimi i emigracionit në sasi dhe intensitet. 

Duhen politika, tha ai, pasi prioritet i një familje në ditët e sotme nuk është lindshmëria.

Gëzim TushiDuhen politika sociale mbështetëse si favorizimi i grave, rritja e kohës së pagesës pas lindjes dhe një varg arsyesh të tjera që e bëjnë më të qenësishëm këtë proces. Duhen politika të tjera sociale që kanë të bëjnë me të rinjtë, siç janë problemet e strehimit, të punësimit. Të gjitha këto kanë ndikim në këtë proces. Ajo që është më kryesore që është bërë shqetësim social është emigracioni. Në këtë fazë emigracioni është në zgjerim. Ajo që më shqetëson është se ky emigracion i kohëve të fundit është emigracion elitar. 

Humbjen e shpresës nga ana e qytetarëve sociologu Tushi e lidh me sjelljen politike në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here