Standard.al

Reshje shiu në fundjavë, por ja si parashikohen 5 ditët e ardhshme…

0

Fundjava u mbyll me vranësia e reshje të dobëta shiu. Por si do të jetë moti për javën e ardhshme?

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga e hëna do të ketë mot të kthjellë, ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.

Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Po kalojmë një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në zonat malore. E gjitha kjo, ishte ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell.

Java që pritet të nisë, do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Më të përqendrura vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit.

Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar. Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë. Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare. Deti pak i valëzuar e ditën e enjte i trazuar.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.