Pyetjet thumbuese nga Berlini për Veliajn: Sa leje ndërtimi ke dhënë, çfarë lidhje kanë ndërtuesit me … ?

0
83

Martin Henze, një prej këshilltarëve pranë CDU-së gjermane, përmes një reagimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar disa pyetje Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me lejet e ndërtimit të firmosura prej tij dhe koston e tyre.

Duke u nisur nga akuzat e fundit në lidhje me lejet e ndërtimit, Henze kërkon të dijë edhe se cilat janë lidhjet e Veliaj me investitorët, por edhe lidhjet e kompanive me Ramën dhe Ballën.

“Veliaj ka dhënë shumë leje për ndërtim dhe për shembje, sidomos vitin që kaloi.

Sa leje ka dhënë ai? Sa është kostoja e këtyre ndërtimeve? Kush ndërtoi, ku dhe kur? Cila është lidhja midis investitorëve dhe kompanive të ndërtimit me Ramën, Veliaj dhe Ballën?”, pyet Henze në rrjetin social.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpeshherë është akuzuar disa herë lidhur me lejet e ndërtimit të dhëna prej tij, veçanërisht kullat shumëkatëshe. Po kështu Veliaj është akuzuar për mungesë transparence, ndërkohë që tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah se në disa prej objekteve shkollore të rikonstruktuara nga Bashkia e Tiranës, ka pasur dëme të shumta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here