Peqin/ Hajdutët shqyejnë portën, vjedhin në lokal…

0
113

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peqin, ku televizioni lokal ‘Klaudiana’ ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Mesohet se persona të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma që ndodheshin aty.

Vjedhja është konstatuar nga njëri prej punonjësve t? televizionit, i cili ka shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer

Menjëherë është njoftuar komisariati i policisë së Peqinit për ngjarjen e pazakontë të ndodhur në këtë televizion lokal që është hapur rreth dy dekada më parë, godina e të cilit ndodhet në qendër të qytetit. Policia lokale nuk ka dhënë ende detaje rreth vjedhjes, ndërkohë që është bërë denoncim nga administratori i Tv ‘Klaudiana’ për vjedhjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here