Standard.al

Meghan dhe Harry hoqën dorë nga titujt mbretërorë, tani do kthejnë mbrapsht 3.1 milion dollarë që i përdorën për rinovimin e shtëpisë

0

Një ditë me parë Mbretëresha Elizabeth II dhe Pallati Buckingham njoftuan se Princi Harry dhe Meghan Markle do të hiqnin dorë nga titujt e tyre  mbretërorë.

Sidoqoftë, dyshja do të referohen ende si Duka dhe Dukesha e Sussex, pasi deklarata e paraqitur nga Pallati u referohet atyre duke përdorur ato tituj.

“Duka dhe Dukesha e Sussex janë mirënjohës për Madhërinë e saj dhe Familjen Mbretërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndërsa ata fillojnë në kapitullin tjetër të jetës së tyre,” lexohet ne deklaratën. “Siç është rënë dakord , ata e kuptojnë se atyre u kërkohet të tërhiqen nga detyrat mbretërore, përfshirë emërimet zyrtare ushtarake. Ata nuk do të marrin më fonde publike për detyrat mbretërore.”

Deklarata thotë gjithashtu se Harry, 35 vjeç dhe Meghan, 38 vjeç, kanë “bekimin e Mbretëreshës” dhe “do të vazhdojnë të mbështesin vlerat e madhështisë së saj”.

Gjithashtu u njoftua se çifti do të paguajë 3.1 milion dollarë (2.4 milion) të shpenzuara për rinovimin e shtëpisë së tyre Frogmore Cottage. “Sussexes nuk do të përdorë titujt e tyre pasi ata nuk janë më anëtar të punës të Familjes Mbretërore”, vazhdoi deklarata. “Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndarë dëshirën e tyre për të shlyer shpenzimet e Grantit Sovran për rinovimin e Frogmore Cottage, i cili do të mbetet shtëpia e tyre e familjes në Mbretërinë e Bashkuar.”

*Pershtati materialin redaksia “standard.al”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.