Mbretëresha merr vendimin drastik për Princ Harryn e Meghan Markle…

0
132

Mbretëresha Elisabeth II duket se i ka dhë në fund, në mënyrën e saj, diskutimeve të gjata mbi marrëdhënien e tensionuar me nipin e saj princin Harry dhe bashkëshorten Meghan.

“Telenovela” që prej muajsh ndan opinionin publik britanik mori një drejtim zyrtar sot me një deklaratë të Buckhingam Palace nga vetë monarku britanik, i cili deklaroi se, të paktën në formën zyrtare, historia e dukëve të Sussex me familjen mbretërore ka përfunduar.

Çifti i ri do të humbasë titullin e “Lartësia Mbretërore” dhe nuk mund të përfaqësojë më në takime zyrtare mbretëreshën.

Po ashtu, marrëveshja ka edhe një aspekt financiar. Dukët e Sussex nuk mund të marrin më fondet shtetërore, madje do të paguajnë edhe punimet e kushtueshme të shtëpisë së tyre të Frogmore Cottage, rreth 3 milionë euro, që do të mbetet gjithsesi e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here