Standard.al

Makina luksoze dhe shpejtësi në rrugët e Tiranës…

0

Nuk kanë të ndalur shoferët që udhëtojnë me shpejtësi në Tiranë.

Si çdo fundjavë, policia është përqendruar kryesisht në rrugën nga pallati me shigjeta në Teg, ku edhe të rinjtë bëjnë gara me shpejtësi.

Gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme janë regjistruar shpejtësi të mëdha.

Sipas policisë rrugore, për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë.

Shpejtësi gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident.

‘Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë, por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si avion’-shkruan policia në faqen e Facebook.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.