Standard.al

FOTO/ Meta takon familjen e Ibrahim Rugovës: U angazhua për një Kosovë me orientim të qartë perëndimor

0

Pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës, Presidenti Ilir Meta, shpreh përmes një statusi në FB, kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës, i cili u angazhua për Kosovën Republikë, me orientim të qartë perëndimor, në paqe, të lirë dhe për bashkëpunim ne rajon.

Postimi i plotë:

Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.