Standard.al

“Akti ndaj Haradinaj shuajti cdo dilemë, Rama përfundimisht një Kartë e Djegur edhe në Kosovë”

0

Padia e Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, e dorëzuar në gjykatën e Prishtinës ditë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut, vazhdon të ngjall debat dhe urrejtje mes qytetarëve.

Edhë këtë herë nën kryetari i LSI, Petrit Vasili nëpërmjet Fb, ka reaguar për çështjen duke thënë ndër të tjera se akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plote e maskes hipokrite te Rames.

Postimi i plotë:

Rama perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove!

Shqiperia eshte tradhetuar e shitur me kohe nga Edi Rama si ne planin politik,ekonomik dhe shoqeror.

Kjo tradheti ka prodhuar kapjen e shtetit,rrenimin ekonomik me koncesione dhe administrim kriminal te financave te shtetit dhe shpopullimin dhe boshatisjen demografike tragjike te vendit.

Ndaj perpara shqiptareve prej kohesh Edi Rama eshte nje Karte e Djegur.

Por duke gjalluar ende ne karrigen e kryeministrit Rama shperdoroi antikombetarisht edhe atributet e perfaqesimit shteteror te Shqiperise ku kryeprioriteti dhe kryeçeshtja eshte dhe mbetet Kosova.

I palodhur ne futjen e thikave pas shpine Kosoves Rama nuk ka perfaqesuar ne asnje rast shqiptaret dhe ate, qe ata duan per Kosoven,por ka perfaqesuar te kunderten dhe saktesisht ate qe duan armiqve me te eger te saj.

Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit te tradhetise ndaj Kosoves nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e te tjera akte te dukshme e te padukshme…

Akti ndaj Haradinajt ishte emblematik per nga urrejtja dhe shpirtshitja e Rames.

Akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plote e maskes hipokrite te Rames.

Akti ndaj Haradinajt shuajti cdo dileme dhe provoi rolin aktiv dhe te lige te Rames ne projektin anti Kosove.

Pas ketij akti Edi Rama eshte perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.