Vdekja tragjike e 2 vjeçarit, dalin detaje: Djali po luante në kasollen e pulave kur ra zjarri…

0
87

Vdekja tragjike e 2 vjeçarit nxori në pah varfërinë e skajshme në të cilën jetonte familja Çoku në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme i vogli po luante në kasollen e pulave ngjitur me banesën ku ndodhej e ëma me motrën e vogël.

E ëma nuk e dinte që djali kishte qenë në kasolle dhe kanë qenë zjarrfikësit që pasi kanë shuar flakët kanë konstatuar trupin e pajetë të fëmijës.

Fqinjët tregojnë se familja prej 10 anëtarësh jetonte në kushte të vështira dhe e vetmja e ardhur për ta ishte puna e kryefamiljarit që mblidhte skrap.

“Zjarri është shkaktuar nga tubi i sobës. Një shkëndijë ka rënë dhe ka marrë flakë kasollja. Fëmija ka qenë duke lozur brenda” thonë fqinjët.

Fëmija mësohet se ka gjetur vdekjen nga asfiksia dhe djegiet që ka pësuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here