‘Ulërimat e grave…’/ Dëshmitari rrëfen si ndodhi plagosja e dyfishtë në Vlorë

0
130

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Vlorë.

Si pasojë e atentatit, dy persona me inicialet N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ndërkohë një qytetar i Vlorës, dëshmitar okular, ka rrëfyer tmerrin e atyre momenteve.

“Unë isha atje, së bashku me një 80-vjeç, për të pirë një kafe. Dëgjova brrrrrr, por thashë mos ishin fishekzjarre. Kur dëgjova ulërima. Breshëri automatiku. Qëlloi nga brenda makinës, sa ndaloi pak edhe….”, rrëfen dëshmitari.

Informacion paraprak I Policisë Vlorë:

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here