Standard.al

“U shokova, mbeta si memece”! Rajmonda Bulku tregon momentin kur mësoi vdekjen e Xhevdet Ferri

0

Aktorja e njohur, Rajmonda Bulku, rrëfen se si e mësoi lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të të madhit Xhevdet Feri.

Si e mësuat lajmin për vdekjen e Xhevdet Ferit?

Ishim në prova, në skenë. Në atë moment nuk isha duke bërë unë prova, por isha ulur në sallë dhe po shikoja kolegët. Ndjej dridhjen e celularit, e marr e shoh që ishte im shoq, Fatosi që më telefononte dhe më thotë po lexoj lajmin për Xhevdetin. U shokova!

Ju e dinit që ishte i sëmurë?
Po, por dija që e kishte kaluar, nuk dija atë pjesën e fundit, të shpejtimit.. ato tre ditët e fundit. U shokova dhe mbeta si memece, se thoja të them Stop, se mezi po merrja veten, kur dëgjoj regjisoren Rovena Lule që i kishte rënë telefoni dhe bërtiste me të madhe : “Çfarë, çfarë , çfarë..” Aty e kuptova që edhe ajo po bërtiste për të njëjtën gjë. Ajo nisi të qajë, ndaluam të gjithë në skenë. Ishte një moment shumë i nderë, i prekshëm.

Ju thatë se mendonit se e kishte kaluar atë fazë të sëmundjes, fliste pak për të?
Xhevdeti ishte një natyrë kaq optimiste, e djalë i zgjuar saqë nuk i jepte rëndësi fare gjërave që mund të ishin shqetësuese. Xhoda, ishte një natyrë shumë optimiste dhe nuk merrej fare me vogëlsira, dhe ajo i dukej një gjë shumë personale dhe nuk kishte pse të rëndonte tjetrin. Unë as kam marr mundimin edhe kur e takuar ta pyes, sepse ai dukej për mrekulli me atë fizikun e fuqishëm dhe sido që të jetë ai lajmi përfundimtar… në shtëpinë e tyre pritej një lajm tjetër. Unë gjithmonë i thoja Xhetës, çfarë bën Bora, ose po afrohen muajt për të lindur, ishte një gëzim tjetër dhe u thoja merruni me këtë. Kjo është një gjë shumë e bukur./News 24

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.