U arrestua gjatë aksionit antidrogë, kush është biznesmeni i prangosur, vëllai i shefit të komisariatit të policisë….???

0
108

Policia e Shtetit organizoi një operacion kundër lëndëve narkotike. Megjithëse nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit, thuhet se midis të arrestuarve është edhe Pajtim Aga, vëllai i shefit të kreut të policisë së Dibrës, Robert Aga.

Emri i Robert Agës u përfol jo pak vitin e shkuar për shkak se doli në përgjimet për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s, të publikuara nga gazeta gjermane, “Bild”.

Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot”.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme.

Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, 10 ditë pas telefonatës që vëllai i tij, Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri.

Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

TPZ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here