Tensione të forta, protestuesit tentojnë të qëllojnë presidentin me të shoqen në teatër…

0
86

Një grup prej mbi 30 protestuesisht tentuan që të hynin me forcë brenda një teatri në Paris, ku ndodhej presidenti francez, Emmanuel Macron me të shoqën e tij, Brigitte, duke parë një shfaqje.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në në teatrin historik Bouffes du Nord, i cili ndodhet pranë stacionit hekurudhor Eurostar.

Mediat e huaja raportojnë se forcat e policisë u detyruan të evakuuojnë presidentin Macron.

Ka qenë një aktivist politik i cili ndodhej brenda teatrit dhe iu bëri thirrje protestuesve të hyjnë brenda.

22-vjeçari, Taha Bouhafa, i cili ishte ulur prapa presidentit, shpërndau një video në Twitter ku shihej presidenti Macron në teatër.

Ai shkroi:

”Ndodhem në teatrin Bouffes du Nord, tre rreshta pas presidentit të Republikës. Iu bëj thirrje të gjithë protestuesve që të hyjnë. Diçka po ngrihet… mbrëmja mund të jetë e egër.”

I riu besohet se është arrestuar nga autoritetet franceze, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan çiftin presidencial francez dhe i zhvendosën në një vend të sigurtë.

Burime nga Presidenca bënë me dije se Macron u rikthye sërish në Teatër pasi gjendja u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here