Standard.al

Simeone krahason Moratën me Inzaghin dhe “thumbon” Juventusin

0

Përpara ndeshjes me Eibar, Diego Simeone trajneri i Atletico Madrid doli në një konferencë për shtyp.  Simeone në një prej pyetjeve të bëra nga gazetarët e pranishëm në sallë shënjestroi me një batutë ekipin e Juventusit.

“Morata ka cilësi ta caktuara dhe preferon të luajë në limitet e pozicionit jashtë loje. Më ngjan shumë me Inzaghin, nëse e kujtoni se si luante. Megjithatë në kohën e Pippos nuk kishte VAR dhe ai luante me Juventusin, ndaj thuajse gjithmonë e linin të avancojë e të shënojë”, deklaroi Simeone.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.