Meta sot në Kosovë: Ceremoni solemne ‘Faleminderit Shqipëri’ për mikpritjen gjatë eksodit 1990

0
84

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pritet të jetë i pranishëm sotnë Kosovë, i ftuan në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” në 20 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të vitit 1999.

Këtë Akademi Solemne e organizon Kisha Katolike në Kosovë, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në krye me Imzot Dodë Gjergjin. Sipas njoftimi, “viti 1999 ishte një viti i tmerrshëm në historinë e re të shqiptarëve, porse mu këtë vit, shqiptarët kanë përjetuar një moment tejet të bukur bujarie, mikpritjeje dhe dashurie ndërvëllazërore. Ishte momenti kur Shqipëria hapi kufijtë, angazhoi institucionet dhe vuri tërë kapacitetin shtetëror, por edhe shqiptarët në tërësi hapen zemrat, shtëpitë e tyre dhe ndihmuan në shumë forma tjera, me të cilat e shprehën dashurinë, bujarinë dhe mikpritjen për bashkëkombësit e tyre nga Kosova, të cilët dëboheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre.

Akademi Solemne organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës. Akademia do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, te Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, për të cilën do të përkujdeset Caritas Kosova, si organi socio-karitativ i Dioqezës sonë.”

PROGRAMI:

10: 00  Hapja

Pikë muzikore

Rauf Dhomi “Impresionet Dardane”, interpreton në piano Lule Elezi

Fjalimet e Autoriteteve të Kosovës

Fjala e nikoqirit, SH.T. Imzot Dodë Gjergji
Fjala e Presidentit të Kosovës, SH.T. z. Hashim Thaçi
Fjala e Kryemyftiut të Kosovës SH.T. z. Naim Tërnava
Fjala e Pastorit të Kishës Protestante, z. Femi Cakolli

Pikë muzikore

Palok Kurti “N’jat zaman t’asaj furie” Adelina Paloja, soprano dhe Lule Elezi, piano

Fjalimet e Autoriteteve të Shqipërisë

Fjala e Presidentit të Shqipërisë SH.T. z. Ilir Meta
Fjala e Ish-Kryeministrit SH.T. z. Pandeli Majko
Fjala e Kryetarit të Komunës së Kuksit z. Safet Gjici

Pikë muzikore

Avni Mula “Agimet Shqiptare”, Adelina Paloja, soprano dhe Lule Elezi, piano

10:45  Dëshmitë

Dëshmia e SH. T. Angelo Massafra, President i Caritasit Shqipëtar
Promovimi i Librit “MIKPRITJA”, nga LoretaToma&Flavio Cavalini
Dëshmia e z. Tomë Preku, ish Drejtor i Caritasit Shqiptar
Dëshmia e m. Valbona Hajdari
Dëshmia e një çifti nga Krusha
Dëshmia e Pastorit Erges Biti, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Pikë muzikore

“Mora Fjalë” interpreton Orgesa Kçiku&Daorsa Sopa, përcjellë në piano Bulza Gajtani

11:30  Pushim

11:45  Prezantimi i Porosisë së Paqes e Papa Françeskut 2020

Pikë muzikore

“Udhët e mia” interpreton Gjergj Gjergji, përcjell në piano Leon Qerkini

Paraqitja e Porosisë së Papa Françskut për Ditën Botërore të Paqes nga SH. T. Imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapës.

Dhënia e kontributit të besimtarëve të Kosovës Argjipeshkvit të Tiranë- Durrësit.
Fjala përmbyllëse e Ipeshkvit Dodë Gjergji

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here