Standard.al

Ja si paraqitet gjendja e dy të plagosurve nga atentati i mbrëmjes në Vlorë

0

Policia e Vlorës vazhdon të jetë në kërkim të autorëve që qëlluan këtë mbrëmje ndaj dy persona me lidhje farefisnore me njëri-tjetrin në një lokal në lagjen Kushtrimi.

Ndërkohë që dy personat e plagosur të identifikuar si Nikollaq Çepaj dhe Ronald Çepaj ndodhen në Spitalin e Vlorës në kujdesin e mjekëve.

Më rëndë nga dy të plagosurit ndodhet, Nikollaq Çepaj, i cili ka marrë një plumb në kokë si edhe disa plumba në kofshë.

Ndërkohë që në gjendje më të stabilizuar për jetën ndodhet 25 vjeçari, Ronald Çepaj.

Nikollaq Çepaj, i cili mbante edhe mbiemrin Taullaraj është liruar nga qelia vetëm tri ditë më parë.

Ai ka qenë i dënuar për një ngjarje të ndodhur në Vlorë më 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”.

Në këtë datë brenda ambjenteve të një lokali ka mbetur i plagosur më armë zjarri shtetasin, Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Ku një nga personat e akuzuar ka qenë edhe Nikollaq Çepaj.

Në këtë ngjarje në cilësinë e provave materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMË X5 me targa AA838DS.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.