Dosja ‘Tërmeti’, Gjykata e Tiranës jep masat për 31 të arrestuarit…

0
157

Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e sotme masat e sigurisë për 34 personat e arrestuar për tërmetin e 26 Nëntorit, që shkaktoi dëme në disa zona të kryeqytetit.

Vetëm për shtatë nga të akuzuarit u dha masa e arrestit me burg, përfshirë dy ish-kryetarët e komunave Kashar dhe Farkë, Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku.

Masa më lehtësuese janë marrë për të gjithë të arrestuarit e tjerë, një pjesë e mirë e të cilëve janë lënë me detyrim paraqitjeje dhe arrest shtëpie.

Seanca ndaj tyre u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ku për shkak të numrit të madh të të arrestuarve ajo zgjati për më shumë se shtatë orë. Duke marrë parasysh volumin e dosjes, vendimi për masën ndaj tyre u shty për paraditen e sotme.

Shumica e të arrestuarve akuzohen për shpërdorim detyre, dhe ndërtime pa leje, ndërsa në mesin e të ndaluarve nuk mungonin as biznesmenë që operojnë në fushën e ndërtimit.

Masa e detyrimit të paraqitjes u dha për:

1. Anila Harxhi detyrim paraqitje
2. Reis Muça detyrim paraqitje
3. Merita Kushe detyrim paraqitje
4. Hekri Disha detyrim paraqitje
5. Bukurie Halili detyrim paraqitje
6. Adhurim Qehajaj detyrim paraqitje
7. Shpëtim Kërçyku detyrim paraqitje
8. Ermir Cina detyrim paraqitje
9. Stela Maze detyrim paraqitje
10. Zhaneta Tagani detyrim paraqitje
11. Jan Ikonomi

Masa e arrestit të shtëpisë

1. Feik Fejza ”arrest shtëpie”
2. Ndoc Pepkolaj ”arrest shtëpie”
3. Mehmet Felaj, arrest shtëpie
4. Pellumb Korfuzi arrest shtëpie
5. Qirjako Gjergo arrest shtëpie
6. Asqeri Xhanaku arrest shtëpie
7. Vjollca Hoxholli arrest shtëpie
8. Ali Dyrmishi arrest shtëpie.
9. Shefqet Doda arrest shtëpie
10. Gerti Qallihu arrest shtëpie.
11. Agim Eski arrest shtëpie
12. Luan Beta

Arrest me burg

1. Hodo Gjoni arrest në burg
2. Artur skela arrest në burg
3. Fejzi Dyrmishi arrest në burg
4. Besnik Fucia arrest në burg
5. Naim Shehi arrest në burg
6. Gezim Shkalla arrest në burg
7. Fatbardh Plaku arrest në burg

Ky hetim i ndërmarrë nga prokuroria e Tiranës ka hasur në kundërshti të forta në opinionin publik, që vlerësojnë se hetimet kanë qenë selektive, sa kohë që ato kanë përfshirë vetëm zonat periferike të Tiranës dhe jo kryeqytetin.

Asnjë prej të ndaluarve nuk kanë qenë pjesë e Bashkisë së Tiranës, që drejtohet nga socialisti Erion Veliaj, pavarësisht se shumë godina patën dëme, përfshirë dhe shkolla që janë rikonstruktuar kohët e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here