Dalin detaje te reja/ Qëlloi me armë kundër RENEA-s, ja pronari i parcelave me hashash që fshihej në Vlorë

0
97

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Xhevahir Jonuzit ditën e sotme në Vlorë ku gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri me armë mes RENEA-s dhe të dënuarit me 25-vite burg për vrasje.

Mësohet se Jonuzi ka qëlluar me një pistoletë “TT” në drejtim të efektivëve ndërsa si kundërpërgjigje ka marrë dy plumba, njërin në këmbë dhe tjetri më lehtë në kofshë.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ai ishte prej 6 muajsh në ndjekje ndërsa dyshohet si posedues i parcelave të hashashit në zonën e Novoselës.

Të njëjtat burime pohojnë se fshihej në fshatin e lindjes, Hoshtimë nga policia por edhe në qytetin e Vlorës.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here