Vajza 13 vjeçare ngel shtatzënë me djalin 10-vjeçar…

0
186
Torso of pregnant woman sitting on fit ball with backache

Një shtatzani e një vajze 13 vjeçare me një djalë 10-vjeçar ka tronditur të gjithë botën. Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ndërsa siç raportojnë mediat lokale, të miturit studiojnë në shkolla të ndryshme. Ata janë miq të mirë dhe njihen prej kohësh.

13-vjeçarja po planifikon që ta mbajë fëmijën pasi edhe familja e saj e mbështet në këtë vendim. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe ka kërkuar nga shkollat përkatëse të gjitha materialet e nevojshme për të zbardhur detajet.

Teksa policia heton, pediatri Nikolai Skorobogatov ka hedhur dyshime se vajza 13-vjeçare mund të ketë ngelur shtatzënë me dikë tjetër dhe tani e gjitha kjo po i faturohet 10-vjeçarit.

“Teorikisht, kjo është e mundur. Unë nuk di asgjë për këtë rast të veçantë, por ndjej se djali është fajësuar pa të drejtë ndërsa një tjetër ka lënë shtatzënë vajzën. E gjithë kjo, natyrisht që verifikohet shumë lehtë me ndihmën e një testi, i cili sigurisht do të bëhet”, tha pediatri për mediat lokale.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Britaninë e Madhe në vitin 2009, kur një vajzë 15-vjeçare pretendonte se kishte ngelur shtatzënë me një 12-vjeçar, por më pas testet e ADN zbuluan se babai i fëmijës ishte një 15-vjeçar tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here