Tirana ndër qytetet më të ndotura në planet! Reagon Berisha: Thithim ajër të pashëndetshëm…

0
110

Prej ditësh, në rrjetet sociale, njerëzit po postojnë të dhënat e aplikacioneve që tregojnë se ndotja në Tiranë është në nivele të pashëndetshme. Një mesazh të tillë e ka postuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, Tirana është kthyer ndër qytetet më të ndotura në planet.

“Tiranën Lal plehu e shndërroi në qytetin ndër më të ndoturit e planetit! Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Mirëmbrëma doktor!

Tirana po ia kalon edhe Indisë për nga ndotja e ajrit. Betonizimi në bashkinë e Tiranës dhe fabrikat po kontribuojnë tepër në këtë ndotje,” shkruan Berisha.

Tirana renditej një prej qyteteve më të ndotura në botë, në Indeksin e Ndotjes 2019. Hartuar nga Numbeo, Indeksi i Ndotjes rendit qytete nga e gjithë bota, bazuar në perceptimin e ndotjes që kanë qytetarët për to. Rolin më të madh në përllogaritjen e ndotjes së një qyteti e zë ndotja e ajrit dhe e ujit.

Mes 294 qyteteve, ku i pari renditet qyteti më i ndotur dhe i fundit qyteti më i pastër, Tirana renditet në vend të 38-të. Ndërsa në Evropë, vetëm një qytet është më i ndotur se Tirana, Tetova e Maqedonisë, e cila renditet e dyta në gjithë botën, pas qytetit Akra në Gana.

Krahasuar me një vit më parë, Tiranë u ngjit në renditje me 16 vende, ç’ka do të thotë se ndotja në qytet është përkeqësuar.

Tirana konsiderohet më e ndotur se qytete të mëdha e të mbipopulluar si Bangalore në Indi, Shangai në Kinë, Aleksandria në Egjipt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here