‘Sëmundja e pabesë e Xhevdet Ferrit’/ A po përhapet kanceri me shpejtësi…?

0
140

Aktori i njohur, Xhevdet Ferri, u nda nga jeta duke tronditur opinionin publik. Mediat thonë se ai 59-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë. Disa portale shkruajnë se ai vuante nga kanceri.

Regjisori Saimir Kumbaro, në një lidhje për News24, tha se kjo sëmundje e pabesë po shtohet shumë.

“Ka tre a katër muaj që e kam takuar së fundmi. Ishte shumë mirë. E dija sëmundjen e tij. Sëmundja që kishte po përhapet në mënyrë të madhe sot, ishte e pabesë. Por besoja se do ta munddte atë sëmundje. Është fatkeqësisht e madhe që humbëm një aktor karakteri. Ishte aktor i planit dramatik, ka xhiruar edhe një film si regjisor, plus që ka qenë kryetar i qendrës kombëtare të filmit. Xhevdeti ishte njeri i gjerë. Xhoda do jetë gjithmonë në kujtesën tonë. Familjarët duhet të bëhen të fortë”, tha regjisori Kumbaro.

Por a po shtohet me shpejtësi numri i të prekurve nga kanceri, siç thotë Kumbaro dhe siç pretendojnë shumë njerëz?

Sipas BBC, numri i të prekurve nga kanceri po rritet ndjeshëm në mbarë botën. Në vitin 2018 pati 18.1 milionë të prekur nga sëmundja, një rritje e ndjeshme nga 14.1 milionë raste në vitin 2012.

Sipas BBC, në një pikë të jetës, një nga pesë burra dhe një në gjashtë gra do të preken nga kjo sëmundje. Një nga arsye për këtë shtim lidhet me stilin e jetesës dhe faktin që vendet po bëhen më të pasura.

Onkologu i njohur, Bhavesh Balar thotë se ka tre arsye se përse sëmundja po shtohet kaq shumë.

E para, popullsia e botës po vjen duke u plakur dhe të moshuarit po preken nga kanceri gjithmonë  më shmë.

E dyta, obeziteti ka hapur dyert për shumë lloje të kancerit.

E treta, disa lloje të kancerit janë në rritje. Mes tyre kancerët e sistemit tretës dhe ai i lëkurës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here