Policia i shpall në kërkim, ja pse akuzohen…/ Nëse i shihni, mos iu afroni…

0
112

Policia britanike ka publikuar fotot e dy shqiptarëve të shpallur në kërkim, në akuzë për vrasjen e një ish-snajperi kurd në Hartlepool.

Policia e Cleveland tha se në kërkim janë shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, pas hetimeve te para qe janë bërë për vrasjen e Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç, raporton BBC.

Ky i fundit është qelluar për vdekje në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar. Ai kishte shërbyer si snajperis në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i policisë bëri me dije se personat e kërkuar kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Policia ka bërë një pershkrim të detajuar të dy shqiptarëve së bashku me njoftimin për shpalljen e tyre në kërkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here