‘Lidershipi në Politikë’/ Këlliçi me studentët e ‘McCain Institute’: Kemi nevojë më shumë se kurrë për një model ndryshe, për të rinjtë e saj më të mirë

0
84

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këllici, nëpërmjet Facebook, ka njoftuar se ka qenë sot pjesë e trajnimit ‘Lidershipi në Politikë’, ku nuk kanë munguar diskutimet dhe shkëmbimet e eksperiencave me të rinjtë e interesuar në këtë fushë.

Ndër të tjera Këlliçi shprehet se Shqiperia tashme ka nevoje me shume se kurre per nje model ndryshe, per nje lidership ndryshe, per te rinjte e saj me te mire.

Postimi i plotë:

Faleminderit McCain Institute NGL Albania, per mundesine fantastike te krijimit te nje hapesire diskutimi te sinqerte dhe pa doreza me studentet e ketij programi. Shqiperia tashme ka nevoje me shume se kurre per nje model ndryshe, per nje lidership ndryshe, per te rinjte e saj me te mire.

Modelet e frymezimit dhe suksesit jane te shumte, por personaliteti, kurajo dhe atdhedashuria e Senatorit legjendar Republikan John McCain, mbeten dhe sot shembulli me i mire i politikanit qe karrieren dhe jeten e tij, ja dedikon vendit e qytetareve.

Moduli i trajnimit “Lidershipi ne Politike” ishte nje eksperience e paharrueshme, shume sfiduese dhe uroj qe Instituti McCain ne Tirane, ta ktheje ne tradite te perhershme kete format debati ?????

#InTheArena

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here