Haradinaj e thotë troç: Rama flirton me Vuçiçin, pasi i ka sytë nga Rusia dhe Kina

0
121

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për flirtimin e Ramës me Vuciçin. Për Haradinaj, nuk ka asnjë shpjegim tjetër vetëm se Rama nëpërmjet Vuçiçit dhe Serbisë kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë.

‘Për mua problem ka qenë kur kam pa që kryeministri i Shqipërisë është angazhuar për të ndarë Kosovën. Vuçiçi nuk do ti thoshte kurrë ato fjalë për Dodik para Ramës. Ai ka ofenduar veten. Nuk di çka sheh Rama në Beograd apo te Vuçiçi. Beogradi nuk është boshti i botës.

Është njëra nga palët në rajon. Flirti me Serbinë nuk ka as më shumë fuqi, as dobi. Nuk fiton as nga flirtimi me Serbinë. Por që të flirtosh me Vuçiçin është fukarallëk. Serbia flirton me Rusinë dhe Kinën, që e bëjnë minus te aleatët tonë të sigurisë. Nuk fiton me aleatët tonë të sigurisë nëse flirton me Serbinë.

Ka diçka. Kjo i bie, nëse flirton me Beogradin zyrtar me Vuçiçin, po kërkon një urë për në Rusi dhe në Kinë. Se nuk është urë për Bruksel.’-tha Haradinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here