Standard.al

Gramoz Ruçi i rikthehet me mall kohëve të “armiqve imperialistëve”: Evropa, kontinet me paragjykime

0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i eshte rikthyer me mall sot qëndrimeve që dikur mbanin përfaqësuesit më të lartë të partisë komuniste, duke folur per “armik të jashtëm”. Duke folur ne Konferencën Parlamentare Rajonale për Integrim, Ruçi ashpërsoi  tonet ndaj vendeve kritike, të cilat kanë shprehur rezerva në hapjen e negociatave të integrimit në BE për vendet e rajonit. Madje ai shkoi më tej kur nënvizoi se Evropa është vend i bukur për të jetuar por mbetet ende kontinent i asimetrive dhe i paragjykimeve. “Rajoni jonë është një rajon Europian dhe nuk ka pse të konsiderohet prej disa udhëheqësve si “Delja e Zezë” për të shtuar në familjen europiane”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjatë punimeve të , Balla tha se unioni duhet të mbajë premtimet. Pa përdorur emra të shteteve ai paralajmëroi edhe një herë rrezikun nga influenca jo perëndimore. “Anëtarësimi në Bashkimin Europian është e vetmja alternativë për Rajonin tonë. E vetmja alternativë për paqen, bashkëpunimin dhe prosperioritetin e shoqërive tona. Nga ana jonë jemi duke punuar shumë për të mundësuar daljen nga sallja e pritjes për të vijuar rrugëtimin e gjatë në Bashkësinë e Vlerave, ideve dhe standarteve që ne aspirojmë”.- deklaroi ai.

Ndërkaq Ambasadori, Luigi Soreca e vendosi theksin tek detyrat dhe kushtet që vendet duhet të përmbushin për të qënë pjesë e familjes evropiane. “Ka detyra shtëpie për tu bërë, qeveritë duhet të punojnë për zbatimin e reformave sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe shtetit ligjor. Është një proces që kërkon vullnet politik dhe ju si parlamentar keni rol jetik. Parlamentarët janë gjithashtu simbol i dialogut. Dialogu është i rëndësishëm për një progresin e vendit dhe rajonit”.- pohoi ai.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.