Debate të forta/ Bushati përplaset me Gjylametin: Rama grin sallatë, Parlamenti një teatër kukullash…

0
121

Deputetja Blerina Gjylameti është përplasur me analistin Andi Bushati, pasi ky i fundit e quajti Parlamentin një teatër kukullash, ku kryeministri Edi Rama grin sallatë. Gjylameti e kudnërshtoi duke u shprehur se në Parlament punohet, ndërsa më pas nisi debati.

Pjesë nga debati

Bushati: Edi Rama nuk është politikan idiot. Atij nuk i prishet pushteti se doli nga pallati i Gramozit dhe shkoi tek pallati i Enverit, sepse Pallati i Kongreseve është bërë në kohë e Enverit. Edi Rama grin sallatë për 4 vite,

në teatrin e kukllave dhe kur vjen dita e zgjedhjeve fut Vangjush Dakon, Avdylaj, Gjiknurin dhe kryen punë. Ai vetëm për një ditë punon dhe pastaj bën gallatë

Gjylameti: Do ju kërkoja mos të fyeni kolegët. Aty është Parlamenti i Shqipërisë dhe jo një teatër klounësh. Nuk mund të fyeni shqiptarët. Nuk bëhen gallata por punë, paçka se ka probleme.

Më pas, pas diskutimit për tryezën e Reformës Zgjedhore, Bushati u përplas sërish me Gjyalmetin, pasi u shpreh se nga marrëveshja është Rama ai që del me fitim.

Bushati: Ju mund të bëni kodin zgjedhor shumë të mirë, ndërkohë Edi Rama ka kapur Gjykatën Kushtetuese, ka gjithë botën kundër për shpifje, ka FMN dhe Bankën Botërore që i thotë boll me konçensione dhe ai prapë vazhdon. Kjo është e njëjta situatë si tek çadra e 2017-tës. Ç’na duhet kodi, është si debat për seksin engjejve ,ai po bën namin, ne kapëm kodin

Gjylameti: Reforma Zgjedhore nuk është e kapur zoti Bushati.

Bushati: Edhe Kujtim Gjyzin për reformë e keni…

Gjylameti: Kujtim Gjuzi nuk është nga listat e Partisë Socialiste.

Bushati: Po, është nga listat e këtyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here