Tryeza Ps-Opozitë/ Patozi i kthehet keq Bashës: U betove për Kish të Laçit, do e rrëzonim Ramën po të ishim bashkë

0
92

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24”, ka komentuar faktin që Opozita pranoi të ulej në një tryezë me maxhorancën paër Reformën Zgjedhore.

Ai ka kujtuar faktin se kryeopozitari Lulzim Basha ka bërë be në kishë të Laçit, që njihet si vend i bekuar, se nuk do të fuste në burg kryeministri Edi Rama, ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe Belinda Ballukun. Patozi shtoi se Opozita bën propagandë dhe lavdëron e shan ndërkombëtarët si t’i leverdisë. Kreu i BD-së tha se po ishte bashkuar Basha me të, Rama do të rrëzohej.

Ne mund të rrëzonim Ramën nëse do bëheshim bashkë. Këta thonë se po bëjnë për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Unë po them një gjë. Mes djegies së mandateve dhe kësaj marrëveshje, të jeni të sigurt, se kancelaritë nuk do u thoshin të digjnin mandatet. Pra, ndërkombëtarët po përdoren për alibi. Pra, kur të intereson i përdor si alibi, kurse kur nuk të intereson thua janë ca ambasadorë këtu që nuk kanë vlerë, që janë të blerë dhe në bëhemi sovranistë. Kjo gjë nuk mund të përdoret në mënyrë selektive, sa herë të intereson. Ka fjalë që thonë se kjo marrëveshje u bë pasi Rama shpëtoi Bashën nga burgu. Ka gjasa, por nuk e di saktë. Ky është fjalor i shpifur. Ka mungesë koherence. Është bërë retorikë për kundërshtarin dhe më pas i ke shkuar për dore.  Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk do ulet në tryezë me Ramën dhe e bëri. Kjo është e rëndë”, tha Patozi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here