Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Xhevdet Ferri do të mbahet mend, na la pas një trashëgimi të vyer…

0
342

Pas ndarjes nga jeta të aktorit Xhevdet Ferri, presidenti Ilir Meta nepermjet nje postimi ne Facebook ka shprehur ngushellimet. ” Mjeshtri i Madh i filmit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike, për të cilat meritoi të gjithë respektinnga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografi”, shprehet kreu i shtetit.

Postimi i plote

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur dhe një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë më të dashur për ne, Xhevdet Ferri.
Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Mjeshtri i Madh i filmit, por edhe i teatrit, Xhevdet Ferri do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, për të cilat meritoi të gjithë respektin, vlerësimet dhe simpatinë, nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografi.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.
Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here