Padia e Ramës ndaj Haradinaj/ Reagon ashpër Basha: Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

0
74

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, pasi kryeministri Edi Rama paditi homologun e tij të Kosovës, Ramush Haradinaj për shpifje

Lideri demokrat e cilësoi një turp të pakapërdijshëm, vendimin e Ramës për të kallëzuar Haradinajn.

Sipas Bashës, ky është një akt i ulët që turpëron të gjithë shqiptarët, ndërsa sipas tij Rama meriton refuzimin dhe revoltë legjitime.

REAGIMI I BASHËS
‪Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.‬

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here