Standard.al

KE ‘shuplakë’ tjetër Ramës: 50 mln euro për Maqedoninë e V, 28 për Shqipërinë

0

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, vizitoi për herë të parë Shkupin dhe Tiranën pas zgjedhjes në këtë post të rëndësishëm.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën jeshile për nisjen e negociatave vitin e shkuar. Tirana bllokoi Shkupin, që ishte më përpara me reformat. Fakti që Maqedonia e Veriut është përpara nesh duket edhe nga deklaratat e komisionerit.

Ai propozoi një shpërblim prej 50 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut dhe vetëm 28 mln euro për Shqipërinë, edhe pse jemi vend me popullsi më të madhe.

‘Progres i mirë për reformat. Në drejtësi dhe në veting, Shqipëria ka treguar përkushtim dhe vendosmëri. Për të njohur këto arritje, do të propozoj 28 milionë euro shpërblim performance dhe do jem në kontakt me Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për të marrë dritën jeshile. Por thelbësore është që reformat dhe implementimi i tyre të vazhdojnë me rezultate konkrete’, shkroi Varhelyi në Twitter pas vizitës në Tiranë.

‘Ne i qëndrojmë propozimit për të hapur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Progres domethënës është bërë për reformat e vështira dhe kjo është arsyeja se përse në do të propozoj një shpërblim performance prej 50 milionë euro dhe do të jem në kontakt me Komisionin e Jashtëm të Parlamentit europian për miratimin me shpejtësi. Reformat duhet të vazhdojnë’, shkroi ai pas vizitës në Shkup.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.