Ditën e djeshme u përkujtua 21 vjetori i “Masakrës së Reçakut”. Mes reagimeve të shumta, që dënonin ashpër ngjarjen e dhimbshme në kurriz të Kosovës, habit ai i kryeministrit Rama. Pa asnjë reagim apo koment në ditën e shënuar, ai i është drejtuar Gjykatës së Prishtinës për të dorëzuar një padi për kryeministrit e Kosovës Ramush Haradinaj. Ky veprim sa qesharak aq edhe i dhimbshëm, ka ndezur komentet dhe reagimet e shumta, nga intelektualët e vendit e deri tek qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Një ndër reagimet më thumbuese është edhe ai i civilistit Genc Sejko.
“Në gjyqin kundër Haradinajt, Rama pritet të thërrasi dëshmitar Vuçiçin’- ka shkruar Sejko
Duket se edhe këtë herë Rama i ktheu shpinën bijës sonë Kosovë.