Gruaja më e pasur e Afrikës: Mund të kandidoj për Presidente…

0
95

Isabel dos Santos, gruaja më e pasur në kontinentin e Afrikës po mendon që të kandidojë në 2020 për Presidente të Angolës.

Në fakt, kjo nuk është zgjedhje e rastësore pasi do Santos është vajza e ish- Presidentit të tretë të Angloës, José Eduardo dos Santos i cili qeverisi për 38 vite.

Të ardhurat e saj shkojnë deri në 2.2bilion dollarë sipas Forbes, por në Angolë ka një gjyq të hapur për Isabela dos Santos, ku akuzohet për një skandal të madh financiar.

Ajo u emërua nga i ati si kryetarja e firmës shtetërore të naftës në Angola, Sonangol në 2016 dhe u shkarkua nga pasardhësi i Jose Eduardo dos Santos, Presidenti Joao Lourenço.

Në një gjyq muajin e kaluar u vendos që Isabela dos Santosit t’i ngrijnë të gjitha llogaritë bankare në Angola kurse tani Prokuroria kërkon sekuestrimin e 1 bilion dollarëve prona, që pretendon se i takojnë shtetit.

Edhe vëllai i saj nga babai, José Filomeno dos Santos është në një gjyq në Angola ku akuzohet për korrupsion.

Vajza e ish- Presidentit thotë se nëse kthehet në Angola i rrezikohet jeta por gjyqet ndaj saj i konsideron politike të motivuara nga Presidenti aktual Lourenço që kërkon të ketë pushtet absolut.

Për një media portugeze ajo tha se është e mundur që të kandidojë për zgjedhjet e 2022 për presidente të Angolës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here