Braimllari: Rama tentoi t’i ikë bashkëpunimit me opozitën, Balla të japë llogari për dosjet e vjedhjes së votave…

0
112

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka folur për tryezën e reformës zgjedhore.

“Edi Rama ka tentuar t’i ikë bashkëpunimit me opozitën. Kushti kryesor ka qenë që reforma zgjedhore të mbyllej brenda dhjetorit. Pra ky është fillimi i një ecurie pozitive në raport me kërkesat e opozitës për të pasur reformë të mirë zgjedhore. Ky parlament është ilegjitim. Këshilli vërtetoi njëherë e përgjithmonë se parlamenti është ilegjitim.

Edi Rama ka përdorur elementë kriminalë në zgjedhje, ka përdorur krimin në politikë. Rama ka bërë thirrje antikushtetuese, ku iu thoshte policëve që hiqni kapelën dhe votoni PS-në. Ndërkombëtarët detyruan Ramën të ulej në tryezë. Rama iu ka ikur interesave kombëtare”, tha Brahimllari.

Më tej, Endrit Brahimllari vlerësoi se Taulant Balla duhet të japë llogari për dy dosjet famoze të vjedhjes së votave.

“Balla duhet të thotë se si do ia bëjmë me dy dosjet famoze të vjedhjes së votave. Problem vullneti politik për t’u shkëputur njëherë e mirë nga krimi i organizuar. Një propozim është që të bëhen propozime të forta në kod. Ne duhet t’i japim përgjigje dekriminalizimit të votës. Duhen ndryshime të forta në Kod për dekriminalizimin. Maxhoranca duhet të plotësojë 8 kushtet”, tha ai./Balkanweb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here