Australianët festojnë shirat që kanë nisur të bien mbas zjarreve tragjik

0
148

Zjarret që shkaktuan dëme të mëdha duke marrë jetë njerëzish, kafshësh e duke dëmtuar edhe mijëra shtëpi, duket se do shuhen pasi australianët po festojnë shiun që ka filluar të bjerë në juglindje të vendit.

Zjarrfikësit kanë thënë se reshje ka pasur në disa zona të Australisë, por jo në të gjithë vendin

Australiani Eric Kegan tha se ka mbajtur shënime sa herë që ka rëne shi dhe se ky i fundit ishte rreth 6 mililitra dhe që është shumë i dobishëm edhe për pjesën e gjelbërimit, porse ai tha se Australia ka nevojë për të tjera reshje.

Erozioni, apo gërryerja që pëson sipërfaqja e tokës nga veprimi i ujërave është një frikë tjetër sepse tokat e djegura nuk absorbojnë ujë, ndërsa meteorologët parashikojnë që reshje shiu të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here