Arrestohet hajduti i laptopëve, video e grabitjeve

0
103

Në pranga është vënë 34-vjeçari me inicialet E. C., që sipas policisë ka vjedhur të paktën 3 laptopë.

Arrestimi i 34-vjeçarit është bërë gjatë operacionit policor të koduar “Lenovo”.

“Bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera, specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike (laptop) nga ky shtetas, në dyqane të ndryshme të kryeqytetit, konkretisht:

Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;

Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’;

Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Vjedhja’, bëjnë të ditur burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here