Ambasadori kroat mbështet Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Qëndresë për kujtesën kombëtare

0
125

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një takim që ka zhvilluar me ambasadorin kroat.

“Kemi mbështetjen e ambasadorit për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar. Kjo është një qëndresë për kujtesën kombëtare, sikurse me shumë të drejtë e ka kuptuar edhe ai”, thuhet në njoftimin në facebook të aleancës.

Ja postimi i plotë:

Pas takimit me ambasadorin kroat Zlatko Kramari?, një njohës shumë i mirë i kulturës dhe i Ballkanit.

Si ambasadori i parë kroat në Kosovë e më pas ambasador në Maqedoninë e Veriut e tani në Shqipëri ai ka njohuri të thelluar të kulturës shqiptare.

Kemi mbështetjen e ambasadorit për qëndresën tonë për Teatrin Kombëtar. Kjo është një qëndresë për kujtesën kombëtare, sikurse me shumë të drejtë e ka kuptuar edhe ai.

Diskutuam për mënyrën sesi mund të na vihet në ndihmë nga Kroacia dhe jemi të lumtur që për secilin propozim, morëm miratimin e tij. Do të kemi zhvillime të mira në këtë drejtim që do t’i zbulojmë kur të vijë koha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here