Standard.al

Ndoka: Në janar 1990, u vra frika nga regjimi komunist!

0

Nga Nard Ndoka

 

Një grup qytetarësh, me 14 Janar, në Shkodër, rrëzuan bustin e Stalinit! Shpresë dhe frymëzim për të gjithë Shqipërinë, ndryshimi filloi në Shkodër, një grup organizator; trima, largpamës e të guximshëm u mblodhën sëbashku dhe krijuan historinë plurale, që erdhi shpejt.

Respekt e mirënjohje për; Gjergj Livadhi, Nikolin Thana, Zef Gjoni, Zef Kiri, Gjovalin Rolba, Gjovalin Zefi, Tonin Dema, Rin Monajka, Ded Kasneci, Flamur Elbasani e dhjetra të tjerë, që ju bashkuan protestës së 14 Janarit.

Kjo ishte tronditja serioze e sistemit komunist, që pasoj me hapjen e kishave dhe xhamive, sërish në Shkodër, që vazhdoi me mitingun e parë të krijimit të Partisë Demokratike, qëndresa me gjak, me 2 Prill, përseri në Shkodër. Shkodra i parapriu levizjeve antikomuniste, të cilat erdhën vrullshem, në të gjithë Shqipërinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.