Masakra e Reçakut/ Kryemadhi përkujton genocidin ndaj Shqiptarëve: Dëshmi rrënqethëse dhe provë gjaku me jetët e pafajshme

0
110

Kreu i LSI Monika Kryemadhi në këtë ditë përkujtimore të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve, ka reaguar në Facebook me një shkrim drejtuar gjithë shqiptarëve që kanë përjetuar ato ditë të zeza.

Postimi i plotë:

Masakra e Reçakut është dëshmi rrënqethëse dhe provë gjaku me jetët e pafajshme të shqiptarëve, e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga rregjimi kriminal i Millosheviçit dhe banda e pushtetit të tij!

Përkujtimi me dhimbje i asaj masakre, është sot po aq edhe homazh për të gjithë shqiptarët që vunë zemrat e atdhedashurisë dhe gjakun e tyre në mbrojtje të Kosovës dhe që e bënë Kosovën e gjakut tonë shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik!

Sot më shumë se kurrë, Reçaku ndan patriotët nga pseudopatriotët, atdhetarët nga tradhëtarët, shqiptarët nga antishqiptarët!

Reçaku është apel për drejtësi, është monument për kujtesë, është referencë për shqiptari!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here